Pse më flet me gjuhë qiparisash
dhe më kujton kishën e vogël të lashtë
vetëm ca rrugëza larg shtëpisë time
me një dritë të mekur në dritare
që unë e kisha kaq shumë frikë….
Kështu më tremb dhe erë e fjalëve të tua
musandër, sepet’ i gjyshes , sandërma.
Kërkoj të të ndjek, kërkoj të të gjej…
Më rritet brenda ankth’ i pritjes
dhe frika se do të të humbas
mes yjeve që pikojnë pluhur qumështi
përmbi majat e heshtura të selvive.
Një zog i vogël në degë të tyre,
më përpëlitet në krahëror.