Saturday, June 1, 2013

TRE



(Triptik)


1-Bar-korresja

Si do t’i pres? Fije të  brishta të gjelbërta,
luledele  të  vogla. Lule zogu, lule gjarpëri
lule tërfili, kandilçyçe , manushaqe . ..
Lule të  lëndinës së  fëmijërisë  time…
Lëndinë  rebele, e çrregullt, pa simetri…
...për  të  krijuar një  tapet  jeshil  të  rregullt
me fije të  qethura në  lartësi  të  njëjtë…
pa asnjë lule?

2-Meditim

Qoshi gjithmonë  aty  kishte  mbetur
“Shtëpizë “ e  heshtur
me  flokë  herë  qethur shkurt
e herë erëmirë  mbledhur  mallit
brenda  kafazit të  krahërorit.
Mbi flokët e sapoqethura
unë  rrija këmbëkryq
e pluhur bëhesha
fryrë  nga era shumë  lart në  qiell…
Ti  bëheshe gjarpëri  i vogël
me të  cilin unë  duhet të  ndaja “shtëpizën”.

3. Lule portokalli

“Kam vrarë një burrë “, më the,
krejt pafajësisht  një  natë Maji…
por unë  të  pashë,
në  deje të  rridhte aromë  luleportokalli
tunikën e qiellit mbaje veshur
dhe harku e shigjeta në dorë të  shndriste
“Krejt pafajësisht”, më  the
por unë  t’i pashë  në  duar
njollat që  përpiqeshe t’i fshihje…
më  të  rënda se gjaku  lotët e një burri të dashuruar
që  pikonin nën një  hardhi të  lulëzuar…