Floku yt ka humbur pyllit
këmbët e tua prekin të mijat.
Kështu e fjetur je më e madhe se vetë nata
por ëndrrat e tua i nxe dhe kjo dhomë.
Sa shumë që jemi duke qenë dhe kaq të vegjël!
Jashtë një taksi kalon
me ngarkesën e vet prej fantazmash.
Lumi që kalon këtej pari
gjithmonë
do rrjedhë së prapthi.
Do jetë vallë e nesërmja një tjetër ditë?
Shqiperoi M.P.
No comments:
Post a Comment