Monday, April 27, 2015

Mos Fli

Manaferrat sapo kanë lulëzuar…
Rri zgjuar dhe prit që frutet e kuqe
të të plagosin buzët dhe të të gdhëndin në gjoks
udhën e humbur të dëshirave.

Mos fli, por sy hapur rri e prit
manaferrat e sapo bëra, rozë dhe të forta
me rrënjët thellë në fundbarkun e tokës
dhe gjembat e ushqyer në përgjakjen tënde…

Prit dhe shiko ngultas, abstraguar nga bota
se si këto drakula të vogla me dukje të pafajëshme
fryhen, të gëlltisin dhe ushqehen me ty
pangopshmërisht… para se t'i hash.

©M.P.

No comments: