Saturday, May 9, 2015

Hymni i Isis.

Hymn to Isis” është një këngë shumë e lashtë e Egjyptit të lashtë  ( shekulli III – IV para Krishtit e gjetur në Nag Hammadi, Egypt)  që më ka mahnitur dhe shokuar kur e kam lexuar për herë të parë dhe që vazhdon të më jape të njëjtin efekt sa herë që e lexoj. Mahnitja më vjen nga forca pa asnjë ekuivok me të cilën shprehet adhurimi  ndërsa shokimi më vjen nga kontradiktat ngërthyer në çdo varg të këngës.  Kam vazhduar ta lexoj këtë këngë me një lloj ndjesie të përzier derisa u mësova ta konceptoj si kontradiktë  të një të tëre, të  ballancuar në mënyrë aq perfekte sa  t’a mbante në këmbë të pashembur deri në ditët tona.

Hymni i Isis.
Sepse unë jam e para dhe e fundit
Unë jam e përnderuara dhe e përçmuara
Unë jam prostituta dhe shënjtorja
Unë jam e nusja  dhe virgjëresha
Unë jam nëna dhe vajza
Unë jam krahët e nënës time
Unë jam shtrepa dhe  fëmijët e mij janë të shumtë,
Unë jam gruaja e martuar dhe e lënesha
Unë jam lehona dhe gruaja që nuk ka lindur kurrë
Unë jam ngushëllimi i dhimbjeve të lindjes.
Unë jam nusja dhe dhëndri
Dhe ishte mashkulli im ai më mbajti në barkun e tij
Unë jam nëna e babait tim
Unë jam  motra e burrit tim
Dhe ai është biri im i përzënë
Respektomëni gjithmonë
Për çka unë jam e paturpshmja dhe madhështojra!

Shqiperoi M.P

No comments: