Kjo lule në
qoshe të dhomës
nuk lulëzoi
kot më kot pas dhjetë vjetësh…
lule me erë
të fortë,
lule erëmirë
, erë-ëmbël
në këte vënd
ku asnjë bimë nuk erëmon.
Dhjete vjet…
asnjë lule,
asnjë frut .
Degët harliseshin…e
gjelbëra përmbushej
ushqyer me
dashurinë e syve të mi
rriteshin…
ndërsa unë zvogëlohesha… zvogëlohesha
për t’u bërë
një xixëllonjë
e fshehur në
një nga lulet e saj.
©M.P.
No comments:
Post a Comment