Kamomila
Wednesday, December 2, 2015
Mall
Unë e di,
ty malli për mua
do të të marrë.
Ti mallin, me gjethe të njoma
do thurësh kurorë...
në degë të pemës
poshtë dritares tënde,
do e varësh.
Në muzg,
kur flladi ta përkundë,
ti do dëgjosh
tingujt e të qeshurës time.
©M.P.
Newer Posts
Older Posts
Home
Subscribe to:
Posts (Atom)